Ditën ndërkombëtare e personave me sindromën "Down" shënohet edhe në Preshevë (video)
Për ditën botërore të fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë nga sindromi Down, shoqata e personave me aftësi te kufizuara në Preshevë ka realizuar mbjelljen e 21 fidaneve të paulonisë në dalje të qytetit të Preshevës, raporton rtv "Aldi".Nerimane Memeti kryetare e kësaj shoqate tha se kjo ditë shënohet me rastin e këtyre personave me sindromin down që të solidarizohemi me ta me mbjelljen e paulonisë
Ndërsa Shkelzen Limani, bashkëpunëtorë profesional në këtë shoqatë falënderoi paulonin “Lridoni” për dhurimin fidaneve dhe ndërmarrjen “Moravica” dhe gjithë aktivistet vullnetar që kanë ardhur në përkrahjen e tyre për këtë aktivitet.
Për të shënuar 21 marsin ditën ndërkombëtare e personave të prekur me sindromin Down kishin dalë shumë aktivistë dhe vullnetarë në përkrahje të aktivitetit të organizuar në Preshevë./Titulli.com/